Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosovarët, të vetmit në Europë që s’mund të lëvizin pa viza

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka vazhduar edhe sot takimet e kurtuazisë, duke e takuar ambasadorin e Sllovenisë të akredituar në Kosovë, Bojan Bertoncel.

Sipas njoftimit për media, gjatë këtij takimi u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve dhe dy popujve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të tyre dhe në fusha të interesit të përbashkët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veç ritheksimit të mbështetjes së fuqishme sllovene ndaj anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, avancimit të agjendës euro-atlantike, një vëmendje e posaçme i është kushtuar zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve respektive nëpërmjet organizimit të forumeve ekonomike në të dyja vendet.

Nevoja për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar, thekson njoftimi.

“Është koha e fundit, që Kosova ta marrë liberalizimin e vizave, pasi që shtetasit e saj janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që nuk po mund të lëvizin pa viza”, ka thënë ministri i Jashtëm, Pacolli.