Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konkurs shpërblyes për storien më të mirë mbi varfërinë 2017

Ekipi i agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë shpallur konkursin për edicionin e dymbëdhjetë të Çmimit për storien më të mirë të gazetarisë mbi varfërinë në Kosovë.

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës. Fituesit, autorë të storieve më të mira do të shpërblehen me nga një çmim prej 1.000,00 € (një mijë euro) për pesë kategoritë si në vijim:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

A. Video-storia e shkurtër më e mirë

B. Dokumentari më i mirë televiziv

C. Audio-storia më e mirë

D. Storia e shkruar më e mirë

E. Fotografia më e mirë

Çmimi special për gazetari për amatorë (gazetari civile, bloger dhe amatorë të tjerë)

Për më shumë informata, kategoritë dhe kushtet për aplikim, ju lutem shihni termat e referencës që janë në dispozicion në formë elektronike në gjuhën shqipe në VEGZËN

Afati i fundit për aplikim është: 5 tetor 2017, në orën 17:00

Për të aplikuar shkarkoni formularin në gjuhën shqipe në VEGZË-n, plotësoni atë dhe dërgoni në adresën elektronike, të cilën e gjeni të termat e referencës.

http://unkt.org/en/call-application-journalism-poverty-prize-2017/