Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj premton zgjidhje të problemeve për komunitetet jo shumicë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, Danush Ademi nga Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK).

Përfaqësuesit e këtyre komuniteteve, njëherësh deputet të Kuvendit të Kosovës e përgëzuan Haradinaj për detyrën e re dhe i premtuan bashkëpunim të ngushtë në përmbushjen e agjendës shtetërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj u tha atyre se do t’i shohë kërkesat dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto komunitete dhe bashkërisht do të gjenden zgjidhjet adekuate. “Nuk do të jeni vetëm, do të punojmë bashkë”, u premtoi atyre kryeministri Haradinaj.