Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Fondacionit “Konrad-Adenauer” për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht përmes programeve të edukimit qytetar, duke përfshirë edhe bursat për studime dhe aktivitetet kulturore.
“Kosova ka shënuar progres në vitet e fundit. Konsolidimi i mëtutjeshëm i institucioneve shtetërore e politike është qenësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit”, ka thënë presidenti gjatë takimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, Johannes Rey është shprehur se ky fondacion i jep mbështetje bashkëpunimit me partitë politike në rajon dhe zhvillimit të kapaciteteve të tyre.
Presidenti Thaçi theksoi se edukimi politik i brezave të rinj të politikanëve është i rëndësishëm për Kosovën.