Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dënon përpjekjet bërthamore të Koresë Veriore

Qeveria e Republikës së Kosovës i vlerëson të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore dhe njëkohësisht i cilëson aktivitetet e autoriteteve të Pyongyangut si një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë, njofton kumtesa nga Kryeministria e vendit, transmeton Koha.net .

Sipas kumtesës, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fund të kumtesës theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës rreshtohet përkrahë botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe kërcënimit të paqes në botë dhe njëkohësisht bën thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet më të rënda politike e ekonomike.