Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli në Prizren për fushatën e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli, sot është takuar me strukturat e degës së partisë dhe me kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal me të cilët ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai ishte i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, transmeton kp .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne zotohemi se i gjithë kapaciteti ynë njerëzor e intelektual do të përqendrohet për zhvillim edhe më hovshëm ekonomik në Prizren. Qytetarët e Komunës së Prizrenit e dinë se nuk kanë adresë politike më besnike dhe më sigurt sesa Partia Demokratike e Kosovës", ka thënë Veseli.

Ai i ftoi kandidatët për këshilltarë komunalë që të shpalosin para qytetarëve të Prizrenit platformën qeverisëse të PDK-së, e cila ai tha se është e bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.