Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VMRO thotë se Ligji për shqipen çon nga federalizmi i Maqedonisë

Ligji për shqipen kaloi leximin e parë. Në Komision për Sistem Politik debati u orientua kryesisht në akuza ndaj shumicës e cila sipas opozitës po sjell një ligj anti-kushtetues.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski mes tjerash potencoi se ligji për shqipen çon drejt federalizimit, shtetit dygjuhësore dhe diskriminon bashkësitë tjera etnike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana tjetër Lëvizja Besa kërkoi që pa konsensus të mos kalohet ligji. Sipas deputetit Afrim Gashi, partitë nënshkruese të Platformës së përbashkët të partive shqipe, për diçka tjetër janë marrë vesh në janar dhe diçka tjetër po hartojnë tani, duke akuzuar kryesisht BDI-në, transmeton Alsat-m. Në mbledhjen e Komisionit, 9 anëtarë votuan pro, 6 kundër dhe asnjë i përmbajtur. I njëjti tani do të dërgohet në seancë plenare për leximin e parë ku e pret debat treditorë.