Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, vlerësoi sot se inicimi i dialogut të brendshëm është hap i shkëlqyeshëm, pasi që është me rëndësi që të gjitha segmentet e shoqërisë të reflektojnë mendimet e tyre për çështjet më të rëndësishme.
Scott në deklarimin për media, tha se është shumë e rëndësishme që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar fillimin e dialogut të brendshëm në të cilin shoqëria civile do të ketë rol të rëndësishëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi nuk ka dashur të komentojë epilogun dhe as përmbajtjen e dialogut të brendshëm, duke thënë se si ambasador nuk mund të flasë për çështje të brendshme, por me durim do të presë rezultatet e tij, shkruan kp.
“Është me rëndësi që në këtë dialog të përfshihen të gjithë. Të gjitha segmentet e shoqërisë duhet të deklarohen për problemet më të rëndësishme të vendit, dhe këtu politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme”, ka sqaruar Scott.
Ai po ashtu ka refuzuar të komentojë vendimin e Listës Serbe që të marrë pjesë në Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ai nuk është ambasador në Kosovë.