Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. GregDelawie, transmeton Koha.net.
Sipas komunikatës për media, ministri Sefaj në këtë takim e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Pasi e falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Punëve të Brendshme i kërkoi ambasadorit amerikan që në të ardhëm raportet në mes të MPB-së dhe Qeverisë amerikane të intensifikohen.
Ndërsa ambasadori Delawie vlerësoi se është shumë i nevojshëm një përkushtim më i madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë. Ai ofroi përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.