Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Shqipëri mot me kthjellime e vranësira

Dita e sotme në Shqipëri nisi me shira, ndërsa deri në mesditë zonat veriore dhe qendrore mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke u rrezikuar nga shira të dobët dhe afatshkurtër, por kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë zonat jugore.

Orët e pasdites vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat jugore ndërsa përmirësohen kushtet e motit në zonat qendrore dhe veriore ku ende do të ketë alternime kthjellimesh me vranësira të herë pas hershme. Mbrëmja sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ruajnë vlera konstante gjatë mëngjesit ndërsa si pasojë e kthjellimeve, një rritje të lehtë të temperaturave sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 34 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke gjeneruar në det, dallgëzim 2- 3 ballë.