Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se që nga tetori do të nisë faza e re e dialogut për Kosovën dhe ai ka rekomanduar se dialogu duhet institucionalizuar, transmeton Koha.net.
Ai, në një adresim për opinionin ka theksuar se janë të nevojshëm konsultime të gjëra dhe se të gjithë do të ftohen të marrin pjesë në të.
"Ky dialog duhet të zhvillohet në shumë nivele përmes qarqeve koncentrike", citon rts të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka përkujtuar se para disa muajve ka lutur dhe ka ftuar gjithë opinionin, qytetarët, aktorët politikë, OJQ-të, kishën, ASHAS-in dhe të gjithë që të fillojnë të flasin për Kosovën, sepse “ajo është esenca e të tashme sonë politike dhe e së ardhmes sonë politike".
"Varësisht nga raporti ndaj Koosvës, ne do të kemi të tashme e të ardhmen më të sigurt", ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se Qeveria do të ndihmojë në organizimin dhe koordinimin e takimeve në kuadër të dialogut.
“Përgjigja jonë në çdo pyetje për Kosovën më herët ka qenë se nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës, se nuk do ta duam këtë, se nuk do ta duam atë".
"Pothuajse nuk kemi pasur politikë, pothuajse nuk e kemi pasur fare para sysh atë. Kam sjellë raport nga negociatat gjatë katër vjetëve të shkuar, ua kemi përcjell gazetarëve. Asgjë nuk është nën velin e sekretit, të gjitha faktet janë paraqitur, cilat kanë qenë rezultatet...
Ai ka shtuar se gjatë katër vjetëve ka pasur dhjetëfish më pak therje me thikë të serbë dhe sulme ndaj tyre se sa në katër vjetët e shkuar.
"Përkundër sulmeve kundër serbëve, s`e kemi asnjë të vrarë. A jam poshtëruar... shumë herë jam ndjerë keq, por Serbinë s` e kam poshtëruar kurrë dhe u kam siguruar serbëve që të jetojnë pak më lehtë se sa më herët", ka thënë Vuçiq.
"Për herë të parë nuk kemi rënie dramatike të numri të serbëve në Kosovë. Më se shumti serbë po lindin në Kosovë për shkak të vështirësive që u erdhën dhe për këtë arsye është e rëndësishme ta kuptojmë frikën e tyre për të ardhmen”, ka thënë ai .
Aktualisht në Kosovë jetojnë ndërmjet 110 e 120 mijë serbë e nën lumin Ibër jetojnë 1:30 ose 1:40 serbë në raport me shqiptarët, ka thënë ai.
Sipas fjalëve të Vuçit, pas bartjes së bisedimeve në BE dhe vendosjes së EULEX-it na është dashur të luftojmë që nga fillimi për ekzistencën e serbëve.
"A mendon ndokush nga ju se më vinte mirë tek rrija ulur me Thaçin, Mogherinin, Ashdown”, është pyetur në fund Vuçiq.