Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedoi për krijimin e institucioneve të reja. Ambasadori Sardi e përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe theksoi mbështetjen e Italisë për Kosovën në të gjitha fushat.
Haradinaj e vlerësoi lartë përkrahjen e Italisë për Kosovën në periudhat e shtet formimit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai tha se përkrahja e Italisë për rrugën evropiane të Kosovës është e nevojshme dhe do të përshpejtonte përmbushjen e kritereve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri dhe Ambasadori italian biseduan për përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit që hap rrugën drejt integrimit evropian.
Haradinaj dhe Sardi folën edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe njëkohësisht edhe për thellimin e reformave që do të mundësonin zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja në vend dhe do të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.