Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Finlanda të vullnetshme për thellimin e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Anne Huhtamäki, transmeton Koha.net.

Ambasadorja finlandeze ka uruar Pacollin me rastin e marrjes së detyrës së re, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Finlandës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takim është folur edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe është theksuar vullneti i dyanshëm për ngritjen e marrëdhënieve në shumë fusha, veçanërisht atë ekonomike.

Ambasadorja Huhtamäki ka thënë se mbështetur në përvojën dhe raportet që ka krijuar ministri Pacolli, pret që të ketë përmirësim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli ka paraqitur objektivat qeverisëse në politikën e jashtme, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.