Ministri i deritashëm i Arsimit, Arsim Bajrami ia ka dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, Shyqiri Bytyqit.
Bajrami ka thënë se është bërë një punë e madhe gjatë mandatit të tij por shtoi se Bytyqin e presin edhe shumë punë të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kërkoj ministrit Bytyqi që të punojë me profesionalizëm dhe të avancojë sistemin arsimor pasi ende ka punë për t’u bërë”, tha Bajrami, raporton KTV.
E ministri i ri, Shyqiri Bytyqi, është zotuar se do të punojë shumë dhe se shumë shpejt do ta shpalosë edhe programin e tij.