Për tre vjet e gjysmë Qeveria e kaluar ka shpenzuar mbi 7.3 milionë euro nga buxheti i shtetit vetëm për paga të kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë.
Aq pritet të shpenzojë edhe Qeveria e re, nën udhëheqjen e Haradinajt - vetëm pagat e 21 ministrave të ri do t’i kushtojnë taksapaguesve kosovarë mbi 30 mijë euro në muaj, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se zhvillimin e vetëm ekonomik që do të arrijnë këto ministri është zhvillimi i pasurisë së ministrave, familjarëve të tyre dhe bizneseve partiake.
Ata kërkojnë ndryshimin e strukturës së Ekzekutivit nëpërmjet Ligjit për Qeverinë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)