Në edicionin e parë të emisionit “Puls” të KTV-së në këtë sezon është debatuar për rritjen e numrit të aksidenteve në trafik për vitin 2017 dhe dështimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, tha se qytetari i Kosovës, hallet dhe problemet e veta i manifeston në rrugë duke vozitur shpejt, duke mbytur personin tjetër, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se Instituti Kombëtar ka një apel për institucionet që të merren masa të ashpra duke shtuar radarët dhe kontrollet e alkoolit dhe kamerat në të gjitha anët.
“Urgjent bëj apel për institucionet që rreptë ta zbatojnë ligjin dhe dënimet të jenë të mëdha”, potencoi Ramadani.