Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Gjobat e larta në komunikacion bëjnë që Policia t’i fal shkelësit e ligjit”

Në edicionin e parë të emisionit “Puls” të këtij sezoni është debatuar për rritjen e numrit të aksidenteve në trafik për vitin 2017 dhe dështimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion i cili u tha se nuk po bën punë pasi që, siç u tha nga të ftuarit, nuk ka ende vendim që dikujt deri më sot t’i jetë revokuar patentë shoferi për shkak të shkaktimit të aksidentit.

Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, tha se tri ligjet e fundit për komunikacionin që kanë dal nuk janë të implementueshme, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këto ligje ka defekte të mëdha në definicione dhe dënime. 1500 euro dënim! Qytetari nuk ka para për të paguar këtë dënim dhe për pasojë polici nuk e dënon. Po ashtu, asnjë patentë shoferi deri më tash nuk është konfiskuar”, ka deklaruar Dedaj.