Në edicionin e parë të emisionit “Puls” të këtij sezoni në KTV është debatuar për rritjen e numrit të aksidenteve në trafik për vitin 2017 dhe dështimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion i cili u tha se nuk po bën punë pasi që, siç u tha nga të ftuarit, nuk ka ende vendim që dikujt deri më sot t’i jetë revokuar patentë shoferi për shkak të shkaktimit të aksidentit.
Asllan Pllana, ekspert i komunikacionit, tregon se sot në Kosovë janë 320 mijë automjete të regjistruara, por kemi edhe shumë të paregjistruara, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fatkeqësisht del se një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre nuk i regjistrojnë dhe nuk i sigurojnë veturat fare. E kam fjalën për veturat e tyre private të cilat i vozisin ashtu, të paregjistruara”, tha Pllana.