Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë telashet në ASHNA, u ndalen rrogat dy zëvendësdrejtorëve

Assesi të mbyllet historia e dy zëvendësdrejtorëve të dëbuar nga Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror.

Pavarësisht që vendimi për kthimin e tyre në punë u bë pas një marrëveshjeje gojore mes ministrit Hanefi Muharremi dhe drejtorit të ASHNA-së, Bahri Nuredini, më 5 shtator, marrëveshja duket të mos jetë zbatuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo pasi dy të emëruarit e Qeverisë, thonë se në momentin kur u kthyen në zyrat e tyre, ato ishin të boshatisura dhe se nuk u pritën nga askush, raporton KTV.

Madje, atyre u është ndalur edhe rroga.

e Financave thotë se në rrogat e gushtit ASHNA-ja deklaroi zero të hyra për të dy zyrtarët e saj, e bashkangjitur me ta kishte edhe dy vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

“ASHNA-ja ka sjellë në Thesar - Divizionin e Pagave, sipas procedurës standarde, listat e pagave, ku ka kërkuar që të bëhet një ndryshim, ku dy zv. drejtorëve ua ka përcaktuar pagën zero, dhe nuk ka pasur largim nga lista e pagave. Për këtë, sipas procedurës, ia kanë bashkëngjitur edhe dy vendime të (KPMSHC). Gjithashtu, ju informojmë se hartimi i listave të pagave dhe normës së punës është përgjegjësi e vetë Organizatës Buxhetore”.

Por, të kundërtën e asaj që kanë deklaruar në Ministrinë e Financave, e ka deklaruar zëdhënësi i saj, Driton Ujkani, i cili nëpërmjet telefonit, i ka thënë KTV-së se nuk mund të marrin paga pa dalë në punë.

Sidoqoftë, më 3 mars të 2017-ës, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil, pas ankesës së bërë nga njëri prej kandidatëve për zv.drejtor, kishte pranuar si të bazuar kërkesën e tij, duke marrë vendim për anulimin e të gjitha procedurave për zgjedhjen e zëvendësdrejtorëve.

Ky vendim u mor 9 muaj pasi zëvendësdrejtorët kishin nisur punën e tyre.

Zëvendësdrejtori për çështje Operative, Ersen Shileku, thotë se nuk është fajtor që të tjerët kundërshtuan zgjedhjen e tij, e as nëse Ministria shkeli procedurat gjatë procesit të rekrutimit.
 

Derisa deklarohet se nëse Ministria do ta shkarkojë atë, ai nuk do të insistojë të kthehet në punë.

Por, Ministria e Infrastrukturës nuk ishte pajtuar me vendimet e Këshillit, ai ka shkuar tutje duke e paditur atë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Fillimisht ka kërkuar anulimin e vendimit të tij, me arsyetim se zëvendësdrejtorët janë të emëruar politikë dhe janë votuar në mbledhjen e Qeverisë dhe vendimi është nënshkruar nga kryeministri Mustafa, andaj ky emërimi nuk hyn në kuadër të Ligjit për Shërbyesit Civilë dhe rrjedhimisht as Këshilli i Pavarur për Shërbyesit Civilë nuk ka kompetencë në këtë çështje.

Rrjedhimisht, Ministria paditi Këshillin edhe për konflikt Administrativ.

Kohavisioni ka pyetur Gjykatën Themelore për këto padi, ku nëpërmjet postës elektronike, na është bërë e ditur se Gjykata ka refuzuar si të pabazuar propozimin për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të KMP-së.

Ndërkaq, sa i përket padisë së Ministrisë së Infrastrukturës për konflikt Administrativ, të shkaktuar nga Këshilli i Pavarur mbikëqyrës për Shërbim Civili, gjykata bën të ditur se ajo është lëndë e re, e cila do të procedohet sipas radhës së arritjes në Gjykatë.