Naser Osmani ka dalë të hënën para Gjykatës në rastin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ku akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Deputeti i akuzuar i LDK-së, i ka kërkuar Gjykatës që të largohet nga salla kamera e KTV-së, duke tentuar madje të ndalojë xhirimin, ani pse rregullat në sallë i vendos kryetari i trupit gjykues, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShasivar Hoti, Kryetar i trupit gjykues, ka thënë se gazetarët kanë të drejtë të përcjellin këto raste sepse është gjykim i hapur.
Por kjo nuk i ka mjaftuar Osmanit, i cili ka vazhduar polemikat edhe pas përfundimit të seancës.
- Osmani: Po dezinformoni se unë jam i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të votimit... ju e jepni tërë kohën për korrupsion. Ju po rreni!
- Gazetarja: Jo, e kemi përmend gjithë që për keqpërdorim të detyrës zyrtare...
- Osmani: Me fjalë tjera, jeni tu rrejt!
Sipas aktakuzës, Osmani akuzohet se në cilësinë e anëtarit të bordit të AKP-së, nuk e ka përmbushur këtë detyrë, duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, në këtë rast blerësit të ndërmarrjes “FAN-Podujevë”, të pandehurit Agim Deshishku, në vlerën rreth 5 milionë euro.
Ai akuzohet se gjithashtu ka votuar “për” që investimet e bëra jashtë hapësirave të ndërmarrjes të pranohen si investime brenda saj, duke liruar ndërmarrjen “FAN” nga monitorimi i AKP-së.
Seanca ku është dashur të dëshmojë Haxhi Arifi, ish-anëtar i AKP-së, është shtyrë në mungesë të avokatit mbrojtës të Naser Osmanit.
Sipas gjyqtarit, avokati Besnik Berisha nuk e ka njoftuar Gjykatën për mungesën e tij.
Por, avokati ka qenë pak metra tutje në një sallë tjetër duke e mbrojtur Naser Kelmendin, të akuzuar për krim të organizuar e trafikim me narkotikë.
Me gjithë problemet ndërmjet palëve që të caktohet një seancë brenda këtij muaji, ajo është shtyrë për në tetor, derisa gjykata ka paralajmëruar se në mungesë të mbrojtësit të Osmanit, atij mund t’i caktohet një avokat sipas detyrës zyrtare.
Pos Osmanit, të akuzuar janë edhe ish-drejtori i AKP-së, Shkëlzen Lluka, blerësi Agim Deshishku dhe zyrtarët e tjerë Naim Avdiu, Merita Ymeraga, Bahri Shabani, Agron Kamberi dhe Ardian Kelmendi.