Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa kujton sulmet e 11 Shtatorit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se populli i Kosovës i përkujton me dhembje dhe respekt të veçantë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA.

“Ato akte barbare kishin për synim të rrënojnë vlerat dhe parimet më shenjta të lirisë, të sublimuara më së miri në demokracinë amerikane. Por, me gjithë pasojat e rënda, terroristët nuk arritën synimet e tyre primitive dhe bota demokratike, e prirë nga SHBA-të, është sot më e bashkuar dhe më e përgatitur se çdo herë tjetër, për të mposhtur të keqen globale. Nder dhe lavdi viktimave të 11 Shtatorit!”, ka shkruar Mustafa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo