Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj, zyrtarisht pranoi pozitën e ministrit nga ish-ministri Hanefi Muharremi

U bë pranim dorëzimi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës. Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht postin e ministrit Pal Lekajt.

Në një takim të shkurtër, të dy bashkëbiseduesit biseduan për projektet e realizuara deri më tani, sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Infrastrukturës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-ministri Muharremi e ka uruar për detyrën e Ministrit të Infrastrukturës, ministrin Lekaj. Ndërsa ministri i ri i MI-së, Pal Lekaj, falënderoi ish-ministrin Muharremi për punën që ka bërë në këtë ministri.

Pranim dorëzimi u bë në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës.