Ish -kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, përveç që i ka dorëzuar sot zyrtarisht me ceremoni detyrën , kryeministrit Ramush Haradinaj, ka menduar që gjërat e zyrës që ai deri tani i ka mbajt, t’i shes përmes ankandit.
Kështu duke i dhënë mundësi kryeministrit të ri që t’i blejë orenditë e reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e ankandit sipas ofertës së kryeministrisë, do të jenë të gjitha pajisjet, nga karriget, varëset e deri tek tavolina e punës, që ishin vendosur në kryeministri sipas shijes së Mustafës, transmeton kp .
Njoftimi është publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik:
“Ky institucion ka hapur ankandin “Inventarit zyrtar dhe pajisjeve të ndryshme të IT-së jashtë përdorimit” derisa autoritet kontraktues është Zyra e kryeministrit. Ankandi do të jetë i hapur deri më 15 shtator në ora 15:00”.