Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe atë të Sllovenisë, Bojan Bertoncelj, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.
Ambasadorët e uruan kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për zgjedhjen edhe për një mandat në krye të legjislativit të Kosovës. Ata konfirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin e shteteve që përfaqësojnë me Kosovën dhe përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha fushat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli vlerësoi lart mbështetjen e Francës, Italisë dhe Sllovenisë për Kosovën në faza të ndryshme, duke theksuar nevojën e vazhdimit të kësaj përkrahjeje edhe në të ardhmen, si në afirmimin e mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe në forcimin e demokracisë së brendshme dhe zhvillimin ekonomik.