Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën e përdorur nga ish-gazetari, tani deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ndaj gazetarëve Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi nga Insjader.
“Gjuha akuzuese e përdorur nga deputeti Milaim Zeka nuk përkon me punën dhe misionin që ka një deputet”, thuhet në kumtesën e AGK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAGK-ja konsideron se deputeti Zeka duhet të përfaqësojë denjësisht interesin qytetarë e jo të shndërrohet në akuzues të medieve dhe gazetarëve në vend.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga deputeti në fjalë që t’i ndalojë akuzat ndaj ish-kolegëve gazetarë dhe të angazhohet në vendosjen e raporteve profesionale me ta.