Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VMRO-DPMNE “selam” kërcënues partive shqiptare

“Nuk ekziston arsye e vërtetë që të garantohet pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv të partisë e cila do të merrte shumicë votash nga votat shqiptare”, përfundoi Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, në seancën e djeshme, njofton Portalb.mk.

Nga atje kumtuan se ata kanë sjell përfundim me të cilin Komiteti Ekzekutiv i partisë “duhet të vazhdojë që t’u kundërvihet përpjekjeve për ridefinim të Maqedonisë nga shtet multietnik në shtet binacional”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk guxon që të lejohet realizimi i fazave të tjera të procesit i cili nënkupton ndryshim të bankënotave, sjelljen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, kantonizim dhe federalizim, por edhe fillim të bisedimeve për ndryshim të himnit, temës dhe flamurit, por edhe të ndryshimit të emrit dhe identitetit. Komiteti Qendror e konstatoi gjendjen faktike politike në të cilën fituesja e bllokut të partive shqiptare vendosi të mos koalicionojë me partinë fituese të bllokut maqedonas duke e dërguar në opozitë”. Me këtë përgjithmonë është shkelur parimi “fituesi me fituesin” dhe më nuk do të ekzistojë që në të ardhmen të garantohet pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv të partisë e cila ka marrë shumicë votash nga shqiptarët”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE.

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, gjithashtu njofton se sipas tyre, mënyra më e mirë për dalje nga kriza politike është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.