Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i dërgon Qeverisë projektligjin për FSK-në – nesër vazhdimi i seancës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se kryesia e Kuvendit me vendim unanim ka proceduar projektligjin për FSK-së në Qeveri dhe presin që sa më shpejtë të kthehet në Kuvend dhe të procedohet.

“Nesër do të kemi vazhdimin e seancës me pikat e mbetura të rendit të ditës, ndërsa sot me vendim unanim të Kryesisë kemi proceduar projektligjin që FSK të bëhet ushtri në Qeveri dhe në momentin kur ta na kthehet Ligji, do ta fusim në rend ditës”, ka thënë Veseli, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u ka bërë thirrje serbëve që të kthehen “aty ku e kanë vendin”.

“Sidoqoftë, vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës e vendosin qytetarët e saj”, ka theksuar ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Çështja e letrës së Demollit... nuk është mirë t’i jepet konotacion ndryshe pasi është një komunikim mese institucioneve të Kosovës. Kemi pritur mjaftë”, shtoi ai.

“Për 3 vite jemi munduar të kemi koncesion politik. E mira do të ishte ta kemi përmes Kushtetues, por nuk kemi hasur në mirëkuptim dhe tani është momenti që të bëjmë veprime konkrete”, potencoi Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.