Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në 4 milionë euro do të mund të kurseheshin nëse shkurtohet “mega qeveria”

Me arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së, është bërë e ditur edhe ndarja e ministrive.

Qeveria e ardhshme e vendit pritet të ketë 21 ministri, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Visar Rushiti, nga Instituti GAP, thotë se shumë ministri janë të panevojshme, sepse disa prej tyre do të mund të funksiononin si departamente nëpër ministritë kryesore.

Arton Demhasaj, nga organizata Çohu, thotë se njëra nga arsyet e numrit të madh të ministrive është punësimi i militantëve partiakë nëpër dikastere qeveritare.

Qeveria e re e udhëhequr nga Haradinaj do të ketë 5 zëvendeskryeminsitra, ndërsa numri i zëvendësministrave ende nuk është bërë i ditur.