Ndonëse është adresa kryesore ku drejtohen rastet më të rënda dhe urgjente, Klinika e Emergjencës në QKUK ka mungesë të barnave esenciale.
Janë katër lloje të barnave nga lista esenciale, të cilat kjo klinikë në vazhdimësi nuk i posedon, pavarësisht kërkesave të shumta që i bëjnë në Ministrinë e Shëndetësisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPacientët, por edhe familjarët, ankohen se këto lloje të këtyre medikamenteve, duhet t’i paguajnë me para nga xhepi i tyre.
Drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, thotë se pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë e ka obligim që edhe me Ligjin për Shërbime Emergjente t’ua sigurojë barnat e listës esenciale, nuk po e përmbush këtë kërkesë.
Sipas Lenjanit, Klinika Emergjente shumë herë është detyruar që t’i zëvendësojë barnat që i mungojnë.
Nuk është vetëm Klinika Emergjente, e cila përballet me këtë problem.
Klinikat tjera janë edhe më keq, e më mirë nuk janë as Qendrat e Mjekësisë Familjare.