Kabineti qeveritar në krye me Ramush Haradinajn nuk mori fare pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.
Seanca përfundoi me 4 fjalime të deputetëve, ndonëse ishte thirrur nga opozita me të vetmen pikë të rendit të ditës, diskutimi i programit të qeverisë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca nisi me fjalimin e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i sjellë në Parlament temat e mëdha si demarkacionin e asociacionin.
Kurti e ka kritikuar Qeverinë e re për dhënien e Ministrisë së Bujqësisë Listës Serbe.
Iniciuesi i debatit, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re nuk ka dhënë asnjë ide se si do t’i qaset formimit të Ushtrisë, dialogut me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Në sallë ishin vetëm dy deputetë të koalicionit qeveritar, Labinot Tahiri dhe Milaim Zeka. Seanca u përshkua me gjuhë dhe fjalor banal të deputetit të Nismës Milaim Zeka.
Në fund të seancës së jashtëzakonshme, LDK-ja kërkoi që Kuvendit t’i vazhdojë punimet të martën por, për këtë kërkesë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se do të vendosë Kryesia.