“Meqë partitë politike i kemi ende duke funksionuar si grupe parapolitike të pushtetit dhe parasë, pra funksionojnë si banda, atëherë edhe mënyrën se si e ndajnë këtë pushtet e kanë ngjashëm me atë të bandave, kur i ndajnë ‘territoret’”, ka thënë studiuesi i shkencave politike, Krenar Gashi
Kur partitë negociojnë për të ndarë pushtetin, çfarë e determinon këtë proces është paraja dhe pushteti, ka thënë doktoranti i shkencave politike në Universitetin e Gentit në Belgjikë, Krenar Gashi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, partitë politike në Kosovë, me pak përjashtime, nuk janë grupacione shoqërore të bashkuara rreth ideve politike, por më shumë funksionojnë si diçka mes ndërmarrjeve sociale dhe organizatave kriminale.
Për pesë vjet radhazi në raportet “Nations in Transit të Freedom House”, Gashi ka shkruar se problemi më qenësor i sistemit politik në Kosovë është joformaliteti i fuqisë. Ai ka thënë se në Kosovë vetëm simulohet demokracia parlamentare - ku votohet, zgjidhen përfaqësuesit të cilët më pas i zgjedhin institucionet... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.