Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista Serbe mori bekimin e Beogradit; Vuçiqi nuk e largon fletarrestimin ndaj Haradinajt

Lista Serbe ka kërkuar bekimin e Beogradit për të votuar qeverinë Haradinaj. Atje kanë marrë dritën e gjelbër nga zyrtarët e Qeverisë së Serbisë për të votuar Ramush Haradinajn për kryeministër.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë bërë të ditur se kanë qartësuar kushtet në të cilat kanë vendosur të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ata nuk ndryshojnë qëndrim ndaj Ramush Haradinajt.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se ndër kërkesat kryesore është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes në dialogun në Bruksel.

Kërkesë tjetër e Listës Serbe është edhe mbrojtja e pronës dhe kthimit të të zhvendosurve, si dhe zbatimi i ligjeve të Kosovës, në mënyrë që ato të mos mbeten vetëm në letër.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Serbisë ka kritikuar pranimin e serbëve të Kosovës që të bëhen pjesë e Qeverisë së ardhshme kosovare, pasi siç thuhet, mbështetja për mandatarin Ramush Haradinaj nuk është kushtëzuar me kërkesa dhe parime të qarta, por me pozita dhe interesa.