Lumir Abdixhiku i LDK-së në holl të Kuvendit ka thënë se Kosova është peng i vendimeve të Beogradit.
“Ne duhet të presim nga Beogradi që të përcaktohet fati i Kosovës”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kërkuam të votohet mocioni por nuk u procedua, jemi ende në pritje edhe pse u kërkuan vetëm 15 minuta pauzë”, ka shtuar ai duke thënë se janë në pritje të votimit të mocionit, e nëse nuk kalon mocioni bëjnë debat.
Këtë vonesë, Abdixhiku e ka quajtur çështje pazaresh.
“Është çështje pazaresh kjo vonesë, është koalicion i natës, kështu ka vepruar gjithmonë”, ka thënë ai duke shtuar se pjesë e pazareve është edhe Lista Serbe.
Për sa i përket Milaim Zekës së PDK-së, i cili tha se janë duke biseduar me disa deputetë të LDK-së që t’i bindin të votojnë Qeverinë Haradinaj, Abdixhiku tha të mos bijnë pre e deputetëve të tillë.
"Deklaratat e tilla për LDK-në janë tërësisht të pavërteta. Mos bini në provokime të tilla të propagandës së SHIK-ut. Asnjë deputet i LDK-së nuk e voton qeverinë Haradinaj dhe vullnetin e Beogradit. Po bëhet fjalë për një qeverisje së ardhshme të Kosovës që merr aprovimin e Aleksander Vuçiq në Beograd dhe artikulohet në Prishtinë", tha ai.