Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Varësia nga Vuçiqi shtyu votimin për Qeverinë – s’ka deputetë nga LVV e LA që e votojnë Haradinajn

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij paraqiti një mocion në Kuvend i cili u shpërfill nga kryetari i Kuvendit, i cili po vepron si kryetar i PDK-së e jo si i Kuvendit të Republikës.

“Ne i dhamë mundësinë Haradinajt, pasi që i njëjti kërkoi votën, dhe ne ia ofruam atë. Çka është më e rëndësishmja është se ata nuk na dhanë arsye substanciale pse nuk dëshirojnë ta vënë në votim Qeverinë”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se varësia e vërtetë është nga Lista Serbe e cila nuk është kthyer nga Beogradi. Për gjithçka tash e tutje do të presim kështu, Qeveria jonë me kokën e kthyer nga Beogradi. Do të varemi nga Gjuriqi e Vuçiqi”, theksoi Konjufca.

“Në LVV nuk ka asnjë deputet që do ta votonte Qeverinë Haradinaj. Po ashtu besoj se edhe nga LA nuk ka të tillë, sepse ata që deshën të votojnë u shkëputën me kohë”, shtoi ai.