Bilall Sherifi nga Nisma ka thënë se në emër të PAN-it e pranojnë mocionin por se nuk ka mocion pa u mbledhur të gjithë deputetët.
“Ne kërkojmë pauzë që të votohet mocioni”, ka thënë ai e që tani vetëm ka filluar pauza 15 minutëshe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSherifi ka thënë se në seancë po bëhet lojë.
Ai ka thënë se kërkesa e Konjufcës për mocion nuk ishte për votim por për ta rrëzuar Qeverinë e re.
“Nuk donin që të votonin po të rrëzonin Qeverinë Haradinaj”, ka thënë Sherifi para medieve.
Për sa i përket qëndrimit të Zafir Berishës, ai ka thënë se “Është e drejtë e Berishës të mos e votojë Qeverinë Haradinaj”.