Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia s’do të heqë fletarrestin ndaj Haradinajt

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Ramush Haradinajt dhe se Beogradi zyrtar “nuk do të heshtë dhe nuk do të heqë fletarrestin kundër tij”.

I pyetur se si Serbia do të reagojë nëse Ramush Haradinaj nuk arrestohet me fletarrest të Interpolit kur kryeministri kosovar të vizitojë ndonjë shtet, Gjuriq ka thënë se qëndrimi i Beogradit mbetet i njëjtë, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Serbia do të reagojë në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe vendore. Haradinaj është në fletarrest dhe do të mbetet në fletarrestin e Interpolit”, tha Gjuriq.