Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rakiq: Asociacioni, kusht për hyrje në qeverinë Haradinaj

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë bërë të ditur se kanë qartësuar kushtet nën të cilat kanë vendosur të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deklaroi se ndër kërkesat kryesore është formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes në dialogun në Bruksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas fjalëve të tij, aty bëjnë pjesë edhe mbrojtja e pronës dhe kthimit të të zhvendosurve, si dhe zbatimi i ligjeve të Kosovës, në mënyrë që ato të mos mbeten “shkronjë e vdekur në letër”.

Ai ka thënë se Lista Serbe të gjithë hapat e vet do t’i ndërmarrë në interes të popullit serb në Kosovë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë sqaruar, se për ministritë që do t’iu takojnë në qeverinë e ardhshme të Kosovës, kanë biseduar edhe me përfaqësuesit e koalicionit PAN dhe AKR-në e Behgjet Pacollit, transmetojnë mediet serbe.