Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York kanë vënë në dispozicion numrat e emergjencës për shqiptarët në Florida, që pritet të goditet nga një uragan i fuqishëm gjatë ditëve të ardhshme.
Përmes një postimi në Facebook, Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Washington, ka thënë se shteti i Floridas ka ndërmarrë të gjitha masat për strehimin dhe evakuimin e qytetarëve nga zonat që pritet të goditen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë poshtë sjellim postimin e saj të plotë, pa ndërhyrje:
Gjatë ditëve në vijim #Florida do të goditet nga një uragan i fuqishëm.
Shteti i Floridas dhe niveli federal kanë ndërmarrë të gjitha masat për strehimin dhe evakuimin e qytetarëve nga zonat që pritet të jenë më të goditura.
Në atë pjesë të SHBA jeton edhe një numër jo i vogël i bashkëkombasve tanë.
Jam munduar që të kontaktoj me sa më shumë prej tyre.
I ftoj që të gjithë të ndjekin me përpikmëri rekomandimet e autoriteteve amerikane.
Në ndërkohë, japim në dispozicion kontaktet e Ambasadës së Kosovës dhe Konsulatës në New York për çdo informacion apo emergjencë!