Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi ka thënë se “jo rastësisht Kadri Veseli si prioritet absolut e paska vendosur procesin e vettingut”.
“Ai është shumë i vetëdijshëm që qeveria e PAN nuk ka jetëgjatësi më shumë se 1-2 vite. Prandaj po do që ta bëjë një proces sipërfaqësor vettingu, në mënyrë që të pastrojë pasurinë e pajustifikueshme dhe kriminale të tij dhe të Klanit Pronto, para se të largohen nga pushteti”, ka thënë Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pra, mund të themi që kjo do të jetë qeveri e fshehjes së krimit. Prandaj insistuan me çdo kusht që të mbeten edhe pak në pushtet. E megjithatë krimet nuk do të mund t'i fshehin. Gjithçka do të zbardhet nën qeverisjen e VV që do të vijë shumë shpejt”, ka shtuar më tej ai.