Arbëri

Qeveria në ardhje e sheh të kaluarën me Serbinë “histori tragjike e marrëdhënieve të ndërsjella”

Ndonëse e ka hequr postin e ministrit pa portofol për Dialog, Qeveria e Ramush Haradinajt me PANA-n dhe minoritet e cilëson si të paalternativë dialogun me Serbinë. E marrëdhënien e kaluar me Serbinë e ka cilësuar “histori tragjike të marrëdhënieve të ndërsjella”.

Në dokumentin për “Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017 – 2021”, të cilin e ka siguruar Kohavisioni, e të cilin deputetët e PANA-s e kanë dërguar bashkë me kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të shtunën pasdite, kur pritet që të votohet Qeveria, flitet edhe për marrëdhëniet me Serbinë. Është diskutuar kjo në kuadër të kapitullit që është titulluar “Fqinjët – Dialogu me Serbinë”.

Image

synojmë ndërtim të marrëdhënieve fqinjësore edhe me Serbinë. Në këtë rrafsh, dialogu me Serbinë është i paalternativë, megjithëse kemi një histori tragjike të marrëdhënieve të ndërsjella. Por, ne nuk mund ta ndryshojmë faktin se jemi fqinj”, thuhet në këtë dokument.

Kosova është përfshirë në fazë të dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bruskelit. Deri tash janë arritur disa marrëveshje, por asnjëra prej tyre nuk ka gjetur zbatim. Dialogu ka gjasë të kalojë përfundimisht në nivel presidentësh, derisa Hashim Thaçi ka kërkuar ekip uniteti brenda palës kosovare, të cilën e ka kundërshtuar opozita e re.

{gallery}