Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngërçi rrëzoi të gjitha parashikimet për rritjen ekonomike në Kosovë

Zvarritja e formimit të institucioneve rrëzoi të gjitha parashikimet ekonomike, të dhëna para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Para tyre, zyrtarët vendës parashihnin rritje mbi 4%, ndërsa raportet ndërkombëtare deri në 3.9%.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një përgjigje për KTV-në, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, ka thënë se pasojat e kësaj situate do të ndihen në ekonomi edhe për vitet në vijim.

Ai ka përmendur edhe 34.3 milionë dollarët e parapara në dy projekte, përmes së cilave ka thënë se synojnë përshpejtimin e rritjes së sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë.

Madje, ka thënë se këto projekte do t’i ndihmonin Kosovës për rritje më të qëndrueshme të orientuar nga eksporti.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane pret zhvillime negative në ekonomi.

Ndërsa, Naim Gashi thotë se bllokada politike do të lërë pasoja shumëvjeçare në atë që vendi ka më së shumti nevojë, punësim dhe eksport.