Përderisa po punohet në objektet ku do të vendosen Gjykata e Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Këshilli Gjyqësor pret që zbatimi i Marrëveshjes për Drejtësi të fillojë nga 17 tetori.
Në objektin e gjykatës në pjesën veriore, ka qëndruar drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, që ka potencuar nevojën për investime shtesë, por sipas tij, gjithçka do të jetë gati për 17 tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Maliqi ka folur edhe për shqetësimet që kanë pasur gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, aktualisht të vendosur në Vushtrri, që ia kanë paraqitur KGJK-së.
KTV-ja ka kuptuar se letra, i ishte dërguar KGJK-së në fillim të këtij viti, kur edhe pritej të niste zbatimi i marrëveshjes për Drejtësinë.
Përveç për sigurinë e tyre, 23 gjyqtarë kishin ngritur shqetësimin edhe për prezencën dhe sigurinë e palëve që do të jenë pjesë e proceseve gjyqësore.
Megjithatë, letra kishte mbetur në sirtar deri tani, shkaku i dështimit të zbatimit të marrëveshjes nga ana e Serbisë.