Në një deklaratë të përbashkët, vendet e Quintit, kanë thënë se përshëndesin bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes KGJK-së dhe udhëheqëses së KQZ-së në certifikimin zyrtar, që siç thuhet për herën e parë ndonjëherë, të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi.
“Apelojmë te komisioni i zgjedhjeve (KQZ-ja) që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës, ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Ambasadave të akredituara në Prishtinë të vendeve të Quintit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hapi i parë në zgjedhjen e zyrtarëve të besueshëm dhe të përgjegjshëm është që të sigurohet se të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet minimale të besimit publik sipas ligjit. Por, në zgjedhjet demokratike qytetarët e kanë fjalën e fundit. Qytetarët kanë fuqinë që të refuzojnë kriminalitetin dhe të kërkojnë që të kenë zyrtarë publikë që janë të aftë dhe të ndershëm”, thuhet më tej në komunikatë.