Qeverisja e Haradinajt, e cila pritet të marrë nesër votëbesimin e Kuvendit të Kosovës, pas koalicionit mes PAN-it dhe AKR-së bashkë me minoritetet, thotë se do të angazhohet që të kontribuojë në zvogëlimin e numrit të familjeve me asistencë sociale.
E këtë mëton ta bëjë përmes politikave të punësimit, krijimin e marrëdhënieve kontraktuale me bizneset për rritjen e numrit të të punësuarve, promovimin e rinisë si fuqi punëtore përmes fuqizimit të Fondit të vetëpunësimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu së paku thuhet në dokumentin për “Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017 – 2021”, të cilin e ka siguruar Kohavisioni, e të cilin deputetët e PANA-s e kanë dërguar bashkë me kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të shtunën pasdite, kur pritet që të votohet Qeveria.
