Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria në ardhje zotohet për nisjen e menjëhershme të ndërtimit të termocentralit të ri

Kohavisioni ka siguruar dokumentin me Parime të Programore të Qeverisë së Kosovës, e cila pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Dokumenti i ndarë në 19 kapituj, i pari është ai për Ekonominë, bujqësinë e energjinë. Aty thuhet se Qeveria do të krijojë kushte që iniciativa private të jetë bartëse e zhvillimit ekonomik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në dokumentin për parime të përgjithshme qeverisëse, te kapitulli për ekonominë, bujqësinë dhe energjinë, flitet në mënyrë të veçantë për ndërtimin e Termocentralit të ri.

“Në sektorin e energjisë, detyrë e menjëhershme është finalizimi i procesit për termocentralin e ri, ashtu që ndërtimi i tij të nisë menjëherë. Paralelisht do të analizohen variantet për të ardhmen e termocentralit “Kosova A”, ndërsa ai “Kosova B” duhet të rivitalizohet”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument të cilin e ka siguruar Kohavisioni.

Në këtë kapitull flitet edhe për Trepçën, për të cilën thuhet se do të finalizohet procesi i funksionalizimit të saj.

Bujqësinë, e cila në këtë mandat me gjasë do të drejtohet nga një ministër i Lisëts Serbe, Qeveria e Haradinajt thotë se do ta trajtojë si sektor strategjik.

Image

Image