Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hahn: BE-ja zgjedhje e padiskutueshme e shqiptarëve

Foto: Koha / ilustrim

Vetëm pak orë përpara nisjes nga puna e Parlamentit të ri, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn u është drejtuar me një videomesazh shqiptarëve, gjatë përfundimit të Shkollës Verore Evropiane të Këshillit Kombëtar të Integrimit.

“Zgjedhja për t’u bërë pjesë e BE-së është një prej atyre zgjedhjeve për të cilat ju shqiptarët për dekada nuk keni pasur asnjë dyshim. Gjithsesi, përkthimi i aspiratave politike në veprime konkrete për të rritur cilësinë e jetës, paqe, dinjitet dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe sfiduese. Ai vjen nëpërmjet punës së vështirë, reformave të vazhdueshme dhe siç dihet, nëpërmjet dialogut intensiv me të gjithë pjesëtarët e shoqërisë. Pas një viti intensiv me reforma dhe zgjedhje, në ditët në vijim ju do të keni një Parlament të ri dhe një qeveri të re. Ne e presim me padurim këtë zhvillim të ri dhe mundësitë që shtrihen përpara nesh”, thotë Hahn.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pranishme në aktivitetin përmbyllës të punimeve të kësaj shkolle verore, Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ripërsëriti mbështetjen e BE për nisma të tilla, pasi sipas saj, procesi i integrimit përfshin të gjithë shoqërinë.

Ndërkaq, Majlinda Bregu i mbylli me një batutë punimet e kësaj shkolle, por dhe aktivitetin e saj politik. "Nga nesër jam e papunë…", tha ajo.