Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hetimet kundër imam Shefqet Krasniqi në fazën përfundimtare

Ishte në mesin shumë imamëve në Kosovë që në shtator të vitit 2014 u arrestuan e u morën në pyetje nga Policia e Kosovës, transmeton KTV.

Përderisa po në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj disa prej tyre, për ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin, hetimet u zgjatën edhe për 6 muaj. 
2 vjet e gjysmë hetime të Prokurorisë, avokati i Shefqet Krasniqit, Bajram Tmava, nuk pret që të përfundojnë me aktakuzë ndaj klientit të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokuroria Speciale më 15 shtator 2016, një ditë para skadimit të afatit zyrtar për hetime, ngriti aktakuzë ndaj Fuad Ramiqit, Bedri Robajt, Idris Bilibanit, Enes Gogës dhe Mazllam Mazllamit. 
Hetimet ndaj Krasniqit, që dyshohet për nxitje të urrejtjes, përçarjes apo mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, me kërkesë të prokurorit Elez Blakaj, përkitazi me nenin 156 të kodit të procedurës penale, u vazhduan edhe për 6 muaj.