Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, i rizgjedhuri për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk pranon të jetë kryetar i Kuvendit nëse i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk bëhet kryeministër.
“Kosovën nuk do ta udhëheqë askush tjetër pos nesh. Nuk është mirë me rrit ndikimin e Listës Serbe dikush për poena politikë. Unë nuk do të jem kryetar Kuvendi nëse Ramush Haradinaj nuk është kryeministër”, ka thënë Veseli, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo