Sipas gjetjeve të Institutit GAP, kompetencat vetjake të komunave, të listuara në nenin 17 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, në masë të madhe janë kompetenca të cilat komunat i ushtrojnë nën varësi të pushtetit qendror. Kështu thuhet në një analizë, të prezantuar nga Bekim Salihu, hulumtues në Institutin GAP.
Sipas kësaj analize, shembull i tillë është furnizimi me ujë të pijes, ku edhe pse Ligji për vetëqeverisje lokale u jep kompetenca komunave dhe i mban përgjegjëse ato për furnizim me ujë, në praktikë furnizimi me ujë është kompetencë e ndërmarrjeve publike regjionale, të cilat i japin llogari Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe menaxhimi i mbeturina nuk është kompetencë vetjake e komunës, por kjo është detyrë e ndërmarrjeve publike rajonale për menaxhimin e mbeturinave, të cilat menaxhohen nga një konsorcium i komunave, e ku zakonisht komunat më të vogla mbivotohen nga komunat më të mëdha. Raste të ngjashme hasen edhe në fushën e emergjencave, shëndetësisë, arsimit dhe në fusha tjera. Së fundmi, përmes ndryshimeve ligjore, niveli qendror synon të zgjeroj kompetencave në dëm të nivelit lokal edhe në fushën e prokurimit, mbrojtjen ligjore të komunave, etj. GAP rekomandon që institucionet publike, të ndryshojnë ligjet të cilat u japin kompetenca më të mëdha komunave.
Znj. Rozafa Ukimeraj – Çuni, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, theksoi se legjislacioni bazik për vetëqeverisje lokale, po i afrohet një dekade të implementimit dhe rezultatet janë të dukshme në shumë fusha. Progres është nënvizuar në fushën e ligjshmërisë së akteve komunale; rritjes së përformancës në ofrimin e shërbimeve; avancimit të demokracisë lokale dhe unifikimit të vetëqeverisjes lokale në shkallë vendi. Sipas saj, “Kosova ka zhvilluar një kornizë mjaft të mirë të ligjeve dhe politikave, mirëpo zbatimi i tyre përballet me vështirësi sa i përket aspektit financiar, njerëzor, profesional dhe institucional”.
Siç e paraqet edhe raporti i GAP-it gjendjen, komunat kanë një set të gjerë të kompetencave vetanake, mirëpo seti i njëjte i kompetencave vetjake komunale, për të gjitha komunat, ka lënë shumë çështje të hapura dhe në fazën e konsolidimit të vetëqeverisjes lokale në të ardhmen sigurisht se kërkojnë zgjidhje sistemore. Për këtë arsye, MAPL ka sponsorizuar Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026, ku edhe Instituti GAP ka dhënë kontribut në përpilimin e kësaj strategjie, e cila është miratuar nga Qeveria duke vendosur kështu orientimet strategjike për dhjetë vitet e ardhshme. Gjatë vitit 2017, MAPL ka miratuar rregulloren për publikimin e akteve të komunave; është në përfundim e sipër rregullorja për performancën komunale, ndërkohë që ka përfunduar procesi i hartimit të Ligjit për kryeqytetin si dhe është në proces të ndryshimit ligji ekzistues për menaxhimin e pronës komunale, si një ndër ligjet më substanciale.”
Në fund znj.Ukimeraj-Çuni rikonfirmoi qëndrimin e Ministrisë për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me asociacionin e komunave që së bashku të avancojnë vetëqeverisjen lokale.
Analizën e plotë të Institutit GAP mund ta gjeni duke klikuar këtu : http://www.institutigap.org/documents/94817_Gap%20Analiz%C3%AB%205%20kompetencat.pdf.
Gjithashtu në këtë link http://bit.ly/2xbf2LF, mund të gjeni edhe video animacionin i cili paraqet të gjeturat e raportit “ Sa kanë kompetenca vetanake komunat?”