Beograd, 8 shtator – Pas paralajmërimit se në Beograd do të nisë dialogu i brendshëm rreth Kosovës, lobistët shqiptarë me shpejtësi po përgatisin rezolutën për Kombet e Bashkuara në mënyrë që Kosova të marrë aty karrigen. Sipas medieve të Beogradit këtë e ka marrë vesh portali rus “Sputnjik” nga burimet e veta, transmeton Koha.net.
Sipas “Sputnjik” në këtë rezolutë po punojnë lobistët në Amerikë, të cilëve po u ndihmon “Fondacioni Clinton”, ndërsa plani është që Kosova të marrë statusin e shtetit vëzhgues sipas shembullit të Palestinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuosipas këtij mediumi, në këtë mënyrë dëshiron të shmangë Këshillin e Sigurimit të KB, anëtarët e të cilin kanë të drejtë vetoje, e nëse Kosova me ndihmën e SHBA ia del të realizojë qëllimet e saj para përfundimit të negociatave në Bruksel, negociata midis Prishtinës e Beogradit do të dilnin jashtë formatit të statusit neutral.
Në të njëjtën kohë, “Amerikës së Clintonit” po i ngutet që të realizojë këtë ide edhe për shkak të Turqisë, përkatësisht të mbështetjes gjithnjë e më të madhe të Stambollit për projektin e “Shqipërisë së madhe”, meqë Amerika zyrtare nuk përkrah ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kohë më parë ka paralajmëruar aë në negociatat në Bruksel zyrtarisht duhet të përfshihet edhe Amerika. Po ashtu është konfirmuar edhe letra e kongresistit amerikan Eliot Engel dërguar shefes së diplomacisë europiane, Federice Mogherinit, sipas të cilës “Serbia nuk është e gatshme për BE”. E gjithë kjo, sipas “Sputnjik” ka për qëllim ngadalësimin e Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes dialogut të brendshëm dhe kështu të fitojë në kohë për realizimin e synimeve të veta aë kanë të bëjnë me KB.
“Por ku ka tym, ka edhe zjarr, prandaj fitohet përshtypja se tash më shumë e ka merakun Amerika të përfshihet në dialogun e Brukselit, se vetë Kosova, por shtrohet pyetja pse”, shkruan “Sputnjik” transmeton Koha.net.
Ky portal citon docentin e Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit, Stefan Surliqin, i cili ka thënë se Amerika deri tash ka investuar shumë para e përpjekje diplomatike për të siguruar pavarësinë e Kosovës, e meqë negociatat e Prishtinës e Beogradit kanë hyrë në fazën përfundimtare, Uashingtoni ka arsye të bëhet edhe formalisht pjesë e negociatave të marrëveshjes përfundimtare.
Për rezolutën me të cilën do të propozohej që Kosova të marrë statusin e shtetit-vëzhgues në KB do të deklarohej Asambleja e Përgjithshme e KB, përkatësisht për këtë rezolutë ose kundër saj do të votonin që të 193 shtetet anëtare të KB. Në këtë mënyrë ka rrezik që Kosova edhe zyrtarisht të marrë bekimin ndërkombëtar të ekzistojë si shtet, citojnë mediet serbe këtë portal rus, transmeton Koha.net.